BIK publikon pamje nga kantieri i ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë

14:33 | 13 Shkurt 2024
bik-publikon-pamje-nga-kantieri-i-ndertimit-te-xhamise-qendrore-ne-prishtine

Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar disa pamje nga lart nga kantieri i ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Kostoja e këtij projekti sillet rreth 30 milionë euro. Ndërtimi i kësaj xhamia do të financohet nga Dijaneti i Turqisë. Afati për përfundimin e këtij objekti fetar, nëse gjithçka shkon sipas planit, është tri vjet.

Brenda objektit të xhamisë do të ketë bibliotekë, salla për takime dhe konferenca, dy banesa për nevojat e personelit të xhamisë, po ashtu do të ketë lokale dhe 300 vend parkime.

Komento: