
A janë haram apo hallall kurbanët e kontrabanduar? Flasin nga BIK.
Therja kurbanëve për festën e Bajramit duhet të bëhet brenda katër ditësh, nisur nga falja e namazit të Kurban Bajramit.
Por pasi Kosova nuk ka kapacitete për rritjen e një numri të madh të gjedheve, edhe sivjet Bashkësia Islame kurbanet do t`i ther jashtë vendit, konkretisht në Hungari e Maqedoni të Veriut.
“9 mijë e 200 kurbana që përfshihen në 1 mijë e 300 lopë do të therren përsëri në Hungari, e pjesa që mbeten do të theren në kafshë të vogla në shtetin fqinj, në Maqedoni”, kanë deklaruar nga BIK.
Nga sasia e përgjithshme, 30 për qind e mishit do shpërndahet tek medresetë e 70 tek nevojtarët.
Policia e Kosovës u vu në aksion të kontrabanduesve të kafshëve që të mërkurën hasi në dy raste të tilla në Viti.
Një veprim i tillë sipas Bashkësisë Islame të Kosovës është haram.
“Kur e dini se vërtetë janë bërë manipulime në këtë drejtim, atëherë largohuni nga gjdo gjë e dyshimtë…”, kanë deklaruar nga BIK.
Për ta evituar këtë, një organizatë që me kurbana ushqen 3 mijë e 500 raste sociale, e 1 mijë e 500 jetimë, ka kushte kur përzgjedh gjedhet si kërkesa për dokumentacion të prejardhjes së kafshëve.
“Duhet që thertoret me qenë të licencsume. Poashtu të gjitha kafshët duhet me pas dokumentacion, prejardhjen prej nga kanë ardh edhe aspektin shëndetësor”, ka thënë përfaqësuesi i kësaj organizate.
E një besimtar që pagoi pesë kurbanë për familjen, manipulimet thotë se janë mëkat i atij që e bënë.
“Njeti është për Zotin e madhërueshëm dhe ne me këtë i shlyejmë të gjitha obligimet e tjera. Asgjë nuk bjen mbi neve”, ka thënë ai.
Pagesa mund të bëhet nëpër këshillat lokal të BIK-ut, ndërsa çmimi prej 140 eurosh u tha se është më i liri në rajon.