Bilbao mposht Atletico Madridin, gara për titull vazhdon të jetë shumë e hapur

23:08 | 25 Prill 2021

Athletic Bilbao ka shokuar Atletico Madridin duke e mposhtur me rezultatin 2:1, të dielën mbrëma. Ndeshja i takoi xhiros së 32-të të La Ligas spanjolle. Fitorja e Bilbaos ka bërë që gara për titull të kampionit të Spanjës të jetë shumë e hapur.

Atletico udhëheq në tabelë me 73 pikë nga 33 ndeshje. Real Madridi është i dyti me 71 pikë nga 33 ndeshje. Ndërsa Barcelona është e treta me 71 pikë nga 32 ndeshje të luajtura.

Alex Berenguer kaloi në epërsi Athletic Bilbaon në minutën e tetë. Stefan Saviq shënoi për 1:1 në minutën e 77-të, ndërsa tetë minuta më vonë Inigo Martinez i dha goditjen e dytë dhe përfundimtare Atleticos.

Bilbao është e dhjeta me 41 pikë. Deri në fund kanë mbetur edhe gjashtë xhiro.

Komento: