Bill Clinton takon të parin Hashim Thaçin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Bill Clinton takon të parin Hashim Thaçin

15:35 | 11 Qershor 2019

Bill Clinton është takuar me Hashim Thaҫin.

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ka filluar takimet zyrtare me krerët e shtetit, duke e nisur me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ai është pritur nga Thaçi në hyrje të presidencës, me nderime të larat shtetërore dhe masa të rrepta të sigurisë.

Ish-presidenti amerikan po qëndron në Kosovë për nder të 20 vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-së dhe çlirimit të Kosovës.

Ai do të takohet në orën 15 e 30 edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Ai është pritur sot në aeroportin e Prishtinës nga ish-presidentja Jahjaga dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacollit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!