Bislimi e Lajçak flasin për zbatim të plotë të Marrëveshjes së Brukselit

22:43 | 06 Nëntor 2023
bislimi-e-lajcak-flasin-per-zbatim-te-plote-te-marreveshjes-se-brukselit

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pati një darkë pune me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin ka diskutuar rreth të gjitha aspekteve të ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke”, thuhet në njoftim.

Komento: