Bislimi fajëson mediat se po e bëjnë temë çështjen e Asociacionit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bislimi fajëson mediat se po e bëjnë temë çështjen e Asociacionit

21:13 | 05 Gusht 2022

Çështja e Asociacionit po vazhdon të diskutohet edhe më tutje.

Zëvendëskryeministri i Kosovës për dialog me Serbinë, Besnik Bislimi, ka fajësuar mediat se po e bëjnë temë çështjen e Asociacionit. Në ditën kur emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Esobar, e përmendi temën e Asociacionit, Bislimi thotë se nuk e ka diskutuar këtë çështje asnjëherë në Bruksel me zyrtarë të BE-së.

Bislimi thotë në televizionin publik se këtë temë e ka diskutuar vetëm privatisht, në takimet kokë-më-kokë, me të Dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

“Në Bruksel, në këta 14 muaj nuk është diskutuar asnjëherë Asociacioni. Pikë. Asociacioni është përmend vetëm në takime private, private nuk ka asgjë, por takime tet-a-tet me zotëri Lajcak. Ku unë kam kundërshtuar faktin që Brukseli del me shumë lehtësi prononcohet për Asociacionin e nuk flitet shpesh për mosrespektimin e marrëveshjeve nga Serbia.

Marrëveshja për Asociacionin është nënshkruar më 2013 e para, pastaj më 2015. Marrëveshje për menaxhimin e kufirit është nënshkruar më 2011-ën. Në qoftë se në Bruksel marrëveshjet asnjëherë nuk janë ranguar nga rëndësia, atëherë pse bëhet temë Asociacioni e jo marrëveshja për kufijtë”, thtoë ai.

Komento: