Bislimi liston temat që i ka biseduar me Lajçakun, përmenden masat ndëshkuese e sulmi terrorist në Banjskë

15:39 | 31 Janar 2024
bislimi-liston-temat-qe-i-ka-biseduar-me-lajcakun,-permenden-masat-ndeshkuese-e-sulmi-terrorist-ne-banjske


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se gjatë takimit me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka biseduar për shumë çështje. Ndër to kanë qenë masat ndëshkuese për Kosovën dhe mosvendosja e tyre ndaj Serbisë edhe pas sulmit terrorist në Banjskë.

Në konferencë për media të mërkurën, numri dy i Qeverisë ka deklaruar se gjatë takimit është folur edhe për vendimin e ekzekutimit për faturimin e energjisë në komunat veriore dhe lëshimin e pasaportave ilegale nga autoritetet e Serbisë.

“Në takim kemi diskutuar disa tema, për domosdoshmërinë e formalizmit të marrëveshjes me aneksin e Ohrit. Tema e dytë ka të bëjë me domosdoshmërinë e masave ndëshkues, ne kemi prezantuar argumentet tona, ka dakordim që është e pa kuptim që Kosovës i janë vendosur masat për kryetarët, e Serbisë nuk u janë vendosur masa edhe pas sulmit të 24 shtatorit. Kemi diskuar për problemet e pazgjidhura për energjinë në veri. Tema e katërt ka të bëjë me vendim e qeverisë për shfrytëzimin e suficiti nga komunat e veriut për borxhin e KOSTT. Pesë, kemi trajtuar problem që përcjellin zbatimin e marrëveshjes për targat. Gjatë takimit kemi diskutuar edhe për brengat e BQK-së. Kemi folur për zgjedhjet e parakohshme në zgjedhjet në katër komunat e Kosovës. Ka paqartësi nga ana e Komisionit Evropian për procesin. Tetë kemi diskutuar për pasaportat ilegale te lëshuara nga autoritete e Serbisë”, u shpreh Bislimi.

Komento: