Bislimi në Forumin Ballkanik të Budapestit: Theksova përkushtimin drejt integrimit në BE

22:03 | 09 Dhjetor 2023
bislimi-ne-forumin-ballkanik-te-budapestit:-theksova-perkushtimin-drejt-integrimit-ne-be

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi përmes një shkrimi në “X” ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në Forumin Ballkanik të Budapestit të organizuar në Prishtinë.

Ai u shpreh se në këtë Forum ka theksuar përkushtimin drejt integrimit në BE dhe arritjes së liberalizimit të vizave.

“Këtë javë, në Forumin Ballkanik të Budapestit të organizuar në Prishtinë, theksova përkushtimin tonë drejt integrimit në BE dhe arritjes së liberalizimit të vizave. Gjithashtu fola se si qeveria jonë po i kanalizon përpjekjet për të përmirësuar mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Bislimi.

Komento: