Bislimi për vendimin e BE-së për Ukrainën: Të njëjtat parime morale duhet të jenë forcë shtytëse edhe për Ballkanin Perëndimor

13:55 | 01 Shkurt 2024
bislimi-per-vendimin-e-be-se-per-ukrainen:-te-njejtat-parime-morale-duhet-te-jene-force-shtytese-edhe-per-ballkanin-perendimor

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pasi Bashkimi Evropian arriti akord për një plan prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën pas një samiti të jashtëzakonshëm në Bruksel.

“Vendimi i sotëm i Këshillit të BE-së tregon për rëndësinë e unitetit dhe bashkësisë”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

“Të njëjtat parime morale që duhet të jenë si forcë shtytëse edhe për Ballkanin Perëndimor”.

“Në këtë kuptim, sigurimi i financave për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një hap i madh drejt integrimit në Bashkimin Evropian”.

Komento: