Bislimi pret heqjen e sanksioneve: Na dëmtuan imazhin ndërkombëtar dhe ekonominë

14:41 | 24 Dhjetor 2023
bislimi-pret-heqjen-e-sanksioneve:-na-demtuan-imazhin-nderkombetar-dhe-ekonomine

Masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës fillimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mëpastaj nga Bashkimi Evropian “kanë dëmtuar ekonominë dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Për mosheqjen e tyre, Bislimi gishtin e drejtoi kah Hungaria, e cila sipas tij, “si emëruesi më i vogël i përbashkët” nuk e lejoi konsensusin e shumë vendeve të BE-së për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Bislimi tha se ka pasur vende që kanë qenë pro heqjes së masave ndëshkuese, por se “kompromisi u gjet përmes emëruesit më të vogël të përbashkët”.

“Hungaria nguli këmbë për diçka tjetër, dhe ky pozicion mbizotëroi”, ka thënë Bislimi për EuroNews.

Komento: