Bislimi pret në takim përfaqësues nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve

19:03 | 27 Shkurt 2024
bislimi-pret-ne-takim-perfaqesues-nga-zyra-e-kombeve-te-bashkuara-per-sherbime-te-projekteve

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësues nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).

Në takim u diskutua mbi format e fuqizimit të bashkëpunimit dhe punës së përbashkët mbi projekte me interes të dyanshëm, të cilat adresojnë dhe qëllimet e synimet e Qeverisë, si në rastin e fushës së energjisë dhe infrastrukturës.

U theksua dhe puna e bërë nga Qeveria në hartimin e planeve e strategjive, të cilat prekin fushat prioritare për vendin.

Komento: