
“Ky është raporti i parë pas aplikimit tonë në BE. Raporti mes tjerash konstaton se qeveria ka vazhduar me agjendën e reformave ambicioze drejt anëtarësimit në BE”.
Kështu thënë zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, një konferencë për media me shefin e BE-së, Tomasz Szunyog, pas dorëzimit të Raportit të Progresit për Kosovën.
Bislimi ka thënë se Kosova e ka dëshmuar se është aleate e BE-së, por sipas tij edhe BE-ja duhet ta dojë Kosovën brenda saj.
“Kosova ka nevoje për mbështetje shtese e assesi për kushte e parakushte shtese për qasje ne fonde. Sa i përket kuvendit, efikasiteti i tij matet me numrin e miratuar te ligjeve dhe jo me arritjen e kuorumit. Sa i përket reformës ne administratës publike, qeveria ka miratuar një sere dokumentesh cilësore në këtë fushë. Kosova ka dëshmuar qe është aleate e BE-se dhe edhe BE-ja duhet te dëshmoje e do Kosovën brenda saj. Procesi i anëtarësimit duhet te bazohet ne meritokraci, por s’mund të flasim për nëse Kosova nuk është duke u vlerësuar sipas kritereve të Kopenhagës. Largimi i masave ndëshkuese do ta kthente motivimin dhe do të përshpejtonte reformat”, ka thënë Bsilimi.
Ndërkaq, Bislimi i pyetur se ku dështoi Kosova për vlerësimin e ulët në Raportin e Progresit, ai ka thënë se Raporti nuk e vlerëson Kosovën si progres të limituar.
“Raporti nuk e vlerëson Kosovën si progres te limituar. Ka ne disa fusha ku thuhet progres i limituar. Nuk mundesh me thane që investimet janë rritur për 88 për qind dhe progres i limituar… Ka arsye për diskutim edhe për kualitetin e vlerësimit”, është përgjigjur Bislimi.
E Szunyog ka thënë se nuk është notë e keqe, sipas tij, ekziston progresi, por duhet të fuqizohet në disa fusha.
“…Edhe progresi është kah mesi, qe nuk është notë e keqe. Sa i përket balancit të përgjithshëm, ekziston progresi, duhet të fuqizohet në disa fusha”, ka thënë ai.