Bislimi sot e pranon raportin e progresit, më pas mban konferencë të përbashkët me Szunyog

10:04 | 08 Nëntor 2023
bislimi-sot-e-pranon-raportin-e-progresit,-me-pas-mban-konference-te-perbashket-me-szunyog

Komisioni Evropian sot publikon paketën e zgjerimit, përfshirë edhe raportin për vitin 2023 për Kosovën.

Fillimisht në orën 12:00 do të mbahet konferencë nga Komisioni Evropian, gjatë së cilës do të publikohet paketa për zgjerim dhe raportet individuale të progresit për të gjitha shtetet e përfshira në këtë proces.

Më pas, në orën 13:30, Oliver Varhelyi do ta bëjë prezantimin e pakos për zgjerim dhe plani e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa, në orën 17:10 raporti do t’i dorëzohet zv/kryeministrit, Besnil Bislimi.

Bislimi dhe ambasadori i BE’së në Kosovë, Tomas Szunyog do të mbajnë konferencë për media nga ora 17:30.

Komento: