Bledi shkon në dhomën e rrëfimit sapo nis emisioni, kjo është arsyeja

21:44 | 18 Prill 2023

U tha banorëve se vendosi të dilte nga Big Brother Vip, Bledi shkon në dhomën e rrëfimit sapo nis emisioni.

Teksa të gjithë banorët ishin përgatitur për daljen e Bledit ditën e sotme nga shtëpia, gjërat kanë ndryshuar ‘papritur’.

Duket se deklaratat e Bledit për të braktisur shtëpinë kanë qenë një lojë dhe mision nga Vëllai i Madh për të fituar lirinë nga burgu.

Siç duket askush nuk e ka kuptuar misionin, ndërkohë që pritet të diskutohet në vijim mes banorëve.

Komento: