Blerim Reka dhe kabineti i tij në vetizolim

12:59 | 11 Maj 2020

Ministri në detyrë i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, dhe kabineti i tij janë në vetizolim.

Këtë për klankosova e bëri të ditur Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.

Kryeziu tha se ata janë në vetizolim për shkak se një zyrtar i kësaj ministrie ka pasur kontakt me një të prekur me Covid-19.

Ai më tej shtoi se janë në pritje të rezultatit të testit të këtij zyrtari.

Komento: