Blerim Vela për Daçiqin: Budalla si nata.l

14:34 | 11 Prill 2023

Vela për Daçiqin: Budalla si nata.

Shefi i kabinetit të Presidencës, Blerim Vela i ka reaguar Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq lidhur me mos-implementimin e marrëveshjes me Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter, Vela e ka quajtur edhe ‘budalla’ Daçiqin.

Vela ka publikuar një pjesë të intervistë së Daçiqit dhënë për TV Pink, ku ai i shmanget pyetjes rreth zbatimit të nenit 4 të marrëveshjes.

”Budalla si nata. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë pritej që t’i përgjigjej qartë pyetjes nga gazetarja pro regjimit rreth implementimit të nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën. Në vend të kësaj, (ai u shmang përgjigjes dhe u kthye të sulmoi opozitën në Serbi). Vuçiq do duhej të ‘shqetësohej’,” ka shkruar Vela.

Komento: