Muaj me parë ata i dhanë fund beqarisë.
Blero dhe Afrona padyshim janë çifti më i përfolur i këtij viti.
Dasma e tyre luksoze në Shëngjin, më 21 shtator, mori vëmendjen e të gjithëve.
Këngëtari dhe bashkëshortja e tij sot kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të filluar muajin e mjaltit.
Ata kanë përzgjedhur të shijojnë bukuritë përrallore të Haëaii-t.
Çifti ka publikuar një video, ku kanë lokalizuar dhe hotelin ku do qëndrojnë gjatë kësaj kohe.
Timbers Kauai Ocean Club and Residences është emri i hotelit, ku dy net kushtojnë 1 mijë e 700 dollarë amerikan plus mbi 250 dollarë taksat dhe obligime tjera të hotelit.
Në një intervistë në emisionin “1 Kafe prej Shpisë” të RTV21, Blero pati treguar se muajin e mjaltit do ta kalojnë në Haëaii, ku do të qëndrojnë 2 javë.