Blero ‘ofendon’ rënd Afronën, pasi iu zbulua i dashuri i ri

20:17 | 10 Shkurt 2023

Pasi iu zbulua i dashuri i ri, Blero ‘ofendon’ rënd Afronen.

Pasi u zbulua i dashuri i ri i Afronës, Blero reagon i ashpër, i referohet me një epitet të rëndë. Prej ditësh rrjeti po “vlon” me lajmet për të dashurin e ri të Afrona Dikës.

Dyshimet nisën pasi djaloshi me emrin James postoi një foto i shtrirë ndërsa në dhomë ishte edhe Afrona. Menjëherë u zbulua se James nuk është shqiptar dhe bëhet fjalë për CEOn e një kompanie të njohur.

Ai është një nga dizajnerët më të mirë të enterierëve në Zvicër. Bashkë me partnerin e tij të biznesit, ai ka ndër studiot më të njohura në Zvicër. Pasi James bëri xhiron në rrjet, Blero ka rezervuar një epitet të ashpër për ish-gruan e tij, të cilën e ka quajtur një “gold digger”.

Termi i tillë i referohet për personat, kryesisht vajzat që përfshihen në lidhje romantike me meshkuj të pasur me qëllimin e vetëm përfitimin financiar prej tyre, në para apo dhurata.

“Nuk mund ta kthesh një “gold digger” në një shtëpiake”, shprehet Blero.

Komento: