Bllokimi i xhirollogarive, Muharremaj: Kuvendit të veprojë urgjentisht – do të vazhdojë edhe në komunat tjera nëse s’merren masa

21:08 | 28 October 2024
bllokimi-i-xhirollogarive,-muharremaj:-kuvendit-te-veproje-urgjentisht-–-do-te-vazhdoje-edhe-ne-komunat-tjera-nese-s’merren-masa

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka kërkuar veprim urgjent nga Kuvendi i Kosovës, pasi kësaj komune i janë bllokuar xhirollogaritë.

Bllokimi i xhirollogarisë, Muharremaj ka thënë se erdhi si pasojë e kontratës kolektive. Ai ka thënë se kjo situatë do të paraqitet edhe në komunat tjera nëse nuk ndërmerren masa.

“Sot zyrtarisht jemi njoftuar nga institucionet e nivelit qendror, që na kanë bllokuar qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë për ne si Komunë e Suharekës, deri sa të procedohen vendimet gjyqësore/përmbarimore…Kjo situatë siç është paralajmëruar edhe nga Asociacioni i Komunave, do të vazhdoj edhe në komunat tjera, nëse nuk merren masa të menjëhershme, si pasojë e kontratës kolektive”, ka shkruar Muharremaj.

Njoftimi i plotë:

 

Komento: