Bllokohen katër alpinistë në Majën e Brijasit në Valbonë, kërkohet ndihmë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bllokohen katër alpinistë në Majën e Brijasit në Valbonë, kërkohet ndihmë

19:13 | 26 Qershor 2022

Janë bllokuar katër alpinistë në Valbonë.

Katër alpinistë kërkojnë ndihmën e shpejtë me urgjencë.

Ata janë bllokuar në Majën e Brijasit në Valbonë.

Burime për Ora News bëjnë me dije se ka të dëmtuar. Njëri prej tyre ka thyer këmbën.
Florjan Sini një prej alpinistëve që ka qenë së bashku me to në një lidhej telefonike për Ora News tregoi rreth ngjarjes.

Florjan Sini: Ne ishim 7 veta. U ndamë në 2 grupe për të ecur dikush më shpejt dikush më ngadalë dhe e morëm informacionin pasi zbritëm në Valbonë.

Njëri ka thyer këmbën ndërsa tjetri është mirë. Ta dërguan një mesazh dhe një lokacion të vendit ku janë bllokuar.

Nuk ka valë dhe nuk mund të komunikojmë në telefon me to. Ne morëm policinë në telefon, gjendja e personave nuk është e lehtë, vetëm një ndihmë nga ajri mund ta zgjidhë situatën.

Komento: