Boban paditë Milanin, kjo është kërkesa e tij

10:38 | 09 Mars 2020

Rasti i shkarkimit të drejtorit teknik Zvonimir Boban nga AC Milan ka të ngjarë të shkojë në një gjykatë.

Kjo për faktin se kroati dëshiron të kundërshtojë shkarkimin e tij.

La Gazzetta dello Sport raporton sot se divorci mes Boban dhe Milanit është bërë zyrtar ditën e shtune, por historia nuk ka mbaruar, përcjell ORAinfo.

Palët do të takohen në gjykatë pasi Boban në fakt u pushua nga puna për sjellje të pahijshme, por ai do të kundërshtojë të gjitha këto sepse ai beson se ai gjithmonë ka vepruar në përputhje me detyrimet kontraktuale të përcaktuara nga pozicioni i Zyrtarit Kryesor të Futbollit.

Zvone nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe është i gatshëm të shkojë në luftë në gjykatë, sepse është i bindur se ka vepruar në mënyrën e duhur. Përtej pyetjes ekonomike (Boban do të donte një pagë të veçantë), për Boban para së gjithash është çështje parimore.

Kujtojmë që shkarkimi i Boban erdhi pasi ai zbuloi për mediat italiane se Ivan Gazidis kishte bërë marrëveshje pa dijenin e tij dhe Maldinit me trajnerin gjerman Ralf Rangnick për të marrë drejtimin e Milanit në verë. /ORAinfo/

Komento: