Boban vjen me deklaratë të papritur

19:55 | 03 Janar 2020

Gjatë konferencës së sotme për shtyp në Casa Milan, e cila padyshim iu kushtua Zlatan Ibrahimoviçit, Shefi i Futbollit të AC Milan Zvone Boban u pyet për ardhjen e suedezit në klub.

Ai vendosi të dërgojë një paralajmërim për pjesën tjetër të lojtarëve të Milanit, përcjell ORAinfo.


 
“Ne jemi shumë krenarë për të përqafuar një karakter dhe lojtar unik, jemi super pozitiv në lidhje me efektin e Zlatan në ekip dhe mjedis. Duke thënë këtë, duhet të marrim rezultatet.
 
“Nuk dua që ne ta harrojmë Bergamo: humbjen e tmerrshme dhe të papranueshme. “Askush prej nesh nuk mund të fshihet pas shpatullave shumë të gjera të Zlatan. Ne duhet të jemi pozitivë, Ibra mund t’i ndihmojë të gjithë për më mirë”, përfundoi ai./ORAinfo/

Komento: