Serbia ende po ndërhynë në sportin e Kosovës.
Autoritetet e Serbisë nuk kanë lejuar që boksierët e Kombëtares së Kosovës të hyjnë në territorin e saj për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit amator, që fillon nesër.
Ky lajm është konfirmuar në një postim që është shpërndarë në faqen e Facebook-ut të sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, shkruan Reporteri.net.
Aty thuhet se pasi që delegacionit të Kosovës nuk i është lejuar pjesëmarrja, edhe Shqipëria do t’i tërheq boksierët e saj dhe nuk do të marrë pjesë. Kosova ka paraqitur tre boksierë për të garuar në Botëror.