“Bomba” e ditës: Belotti afër të nënshkruajë me Milanin

14:04 | 18 Qershor 2021

Një futbollist dhe para: Belotti te gjiganti italian!

Andrea Belotti pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti është njëri nga lojtarët më të përfolur në Itali muajt e fundit.

27-vjeçarit i skadon kontrata me Torinon vitin e ardhshëm dhe ka vendosur që të mos e rinovojë atë.

Belotti ka realizuar 13 gola sezonin e fundit, ndërsa së fundmi është raportuar se është pranë transferimit te Roma.

Mirëpo sipas raportimeve të fundit, Milan synon ta transferojë Belottin para Romës dhe Rosonerët kanë gati madje ofertën joshëse për Torinon.

Milan do t’ia ofrojë Torinos njërin nga treshja Mattia Caldara, Andrea Conti dhe Hauge në këmbim të Belottit.

Përveç një futbollisti, Milan do t’i ofrojë Torinos edhe 15 milionë euro. Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Belotti sipas të gjitha gjasave sezonin e ardhshëm do të luaj në San Siro.

Komento: