“Bomba” e ditës: Carvalho transferohet në Serie A

13:25 | 28 Shtator 2021

William Carvalho transferohet në Serie A, por jo te Milani.

William Carvalho në Serie A, por tek një tjetër gjigant italian.

Mesfushori i Real Betis, William Carvalho ka përfunduar në shënjestrën e Milanit si zëvendësuesi ideal për Franck Kessie i cili pritet të largohet nga San Siro.

Carvalho i cili ka kontratë me Betisin deri në vitin 2023, ka luajtur gjashtë ndeshje këtë sezon dhe ka bërë një asistim.

Portugezi dëshiron të largohet nga Betis në fund të sezonit, ndërsa vlera e tij në treg është 15 milionë euro.

Mediat italiane, raportojnë se Inter synon ta rrëmbejë Carvalhon para Milanit. Betis ka shfaqur interesim për Alexis Sanchez dhe Neroaxurët do t’i propozojnë spanjollëve një shkëmbin në merkaton e janarit.

Te Betis janë të hapur për këtë operacion dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Komento: