Bomba e ditës: Kylian Mbappe do të luajë në Madrid sezonin 2021/22

17:36 | 06 Maj 2021

E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të lidhet ngushtë me Real Madridin.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Real Madridi do të detyrohet të bëjë disa ndryshime dhe ardhja e Mbappes do të ishte mëse e nevojshme për të kthyer klubin të luftojë sërish me më të mirët.

Sipas gazetarit, Jose Pedrerol, Mbappe është pothuajse punë e kryer; “ai do të luajë në Madrid sezonin tjetër”.

Pedrerol kishte konfirmuar këtë lajm ditë më parë dhe e përsëriti edhe të mërkurën mbrëma duke insistuar se lojtari dhe klubi janë duke punuar që të arrijnë marrëveshje për transferimin më të madh të verës.

22-vjeçari është pjesë e PSG-së që nga viti 2017 dhe për katër sezone, ka arritur të bëjë 123 paraqitje, ka shënuar 106 gola.

Komento: