Bomba e ditës: “Messi kurrë s’ka qenë më larg Barcelonës, rinovimi është i pamundur”

19:23 | 05 Gusht 2021

“Messi është më jashtë Barcelonës se kurrë më parë, rinovimi është pothuajse i pamundur”, kështu raporton MARCA që ka lëshuar bombën për rastin e Lionel Messit.

Negociatat, të cilat dukeshin të zgjidhura disa ditë më parë, kanë arritur në një pikë që duket e pamundur për t’u zgjidhur.

“Argjentinasi tani është më larg rinovimit për Barcelonën se kurrë më parë dhe Joan Laporta e di shumë mirë këtë“, shkruan MARCA.

Te Barcelona, sipas “Marcas”, e kanë të vështirë të gjejnë mënyrën për ta komunikuar rezultatin e bisedimeve. Orët e fundit është zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të lojtarit dhe klubit, por nuk u gjet një zgjidhje për zyrtarizimin e marrëveshjes. Siç u theksua më herët, Leo Messi nuk ka qenë kurrë më larg rinovimit me Barcelonën sesa sot.

Sapo të merret zyrtarisht ky vendim, panorama te Barcelonës do të ndryshojë rrënjësisht. Sepse shuma vjetore që përfiton Messi, nëse kursehet do t’i jepte frymëmarrje klubit në aspektin financiar.

Rinovimi i Messit kërkoi një përpjekje të fortë, që e detyroi klubin të dobësonte skuadrën dhe të ulte konkurrencën.

Për më tepër, nëse ata i dorëzoheshin presionit dhe refuzonin marrëveshjen e LaLiga me fondin CVC, situata e tyre do të bëhej edhe më e komplikuar. Duket një mision kaq i pamundur.

Në anën tjetër, “Mundo Deportivo” raporton se Barcelona po bën gjithçka që të rinovojë me Messin, edhe pse e dinë se nuk është aspak e lehtë, më së miri e tregon edhe fakti që shkaku i situatës së rëndë ekonomike, që 35 ditë Messi është lojtar i lirë, në pamundësi të ta bërë sërish të vetin.

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare dhe do të mësohet më shumë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në takimin mes drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit, që ka sjell një situatë më ndryshe dhe sipas MARCA-s që insiston, “Messi është më jashtë Barcelonës se kurrë më parë”.

Komento: