“Bomba” e ditës: Milan kërkon Adnan Januzajn

12:15 | 21 Janar 2020

Milan e ka identifikuar anësorin e Real Sociedad, Adnan Januzaj, si një përforcim të mundshëm në afatin e janarit.

Në dukje nuk është sekret që Milani po kërkon të përforcohet në zonat e gjera para se dritarja të mbyllet brenda 10 ditësh, dhe se pista më konkrete duket se çon te mesfushori i Romës, Cengiz Under, por tani me sa duket ka dalë një alternativ.

Sipas il Corriere della Sera, Milani po kërkon në mënyrë specifike një krah të duhur, dhe megjithëse Under është emri në krye të listës së tyre, Adnan Januzaj i Sociedad është gjithashtu një lojtar që tërheq interesin e tyre, përcjell ORAinfo.

Januzaj që dikur ishte pjesë e Manchester United – ka grumbulluar tre asistime në 11 paraqitjet në LaLiga për klubin bask deri më tani këtë sezon.

Roma ka qenë e lidhur me 24-vjeçarin, ndërsa Mundo Deportivo raportoi se dy klube të Serie A dhe një tjetër në Premier League janë pas Januzajt. /ORAinfo/

Komento: