
Reflektime janë duke u zhvilluar aktualisht në Casa Milan në lidhje me të ardhmen e kuqezinjve në nivelin e menaxhimit.
Edicioni i së premtes i La Gazzetta dello Sport, pretendon se lidershipi i Milanit po shikon përtej janarit dhe gjatë verës, ku do të ketë një revolucion të ri që do të fillojë nga pankina.
Stefano Pioli do të largohet automatikisht nga klubi nëse nuk arrihet një vend në evropian, por edhe atëherë Paolo Maldini dhe Zvonomir Boban kanë një emër në mendje për të zënë vendin e tij: Massimiliano Allegri, përcjell ORAinfo.
Allegri ishte në krye të Milanit nga viti 2010 deri në 2014 dhe ishte njeriu i fundit që Milani fitoj Scudetton në 2011.
Maldini dhe Boban dëshirojnë të vendosin besimin e tyre në një menaxher të lartë, dhe ata kanë idenë që t’i japin Allegrit një rol në Milano si Sir Alex Ferguson që kishte në Manchester United.
Në thelb ata duan një trajner afatgjatë në pankinë që mund të fillojë një projekt afatgjatë, për të cilin Allegri ka identikitetin e përsosur.
Ish-shefi i Juventusit është një mjeshtër i transformimit taktik, si dhe tashmë ka treguar në karrierën e tij se ai di të përdorë lojtarë të rinj.
Sidoqoftë, Milani duhet të qëndrojë i përqendruar dhe të përfundojë sezonin aktual në mënyrën më të mirë të mundshme. /ORAinfo/