Milan dhe Barcelona arrijnë marrëveshje për Firpon.
Barcelona dhe AC Milan thuhet se kanë arritur marrëveshje për shërbimet e mbrojtësit Junior Firpo.
Dy klubet kanë qenë në bisedime për disa ditë për ish yllin e Real Betisit, transmeton lajmi net.
Sidoqoftë, sipas Marca, Barcelona ka pranuar ofertën e klubit italian për formë huazimi me mundësi blerje në vitin 2022.
Barcelona dëshiron të sigurohet për shitjen e 24-vjeçarit që nuk është në planet e Ronald Koeman.
Tekniku holandez vendos Jordi Alban gjithmonë para tij me Firpon që bëri vetëm shtatë paraqitje edicionin e kaluar në La Liga.
Blaugranasit paguan 18 milionë euro për ta sjellë Firpon në “Camp Nou”, kurse tani kërkojnë 12 milionë euro nga Milan për shitjen e tij.