“Bomba” e mbrëmbjes: Milan po e transferon ‘Pogban e ri’

22:01 | 21 Prill 2021

Milan transferon ‘Pogban e ri’ për 25 milionë euro.

Milan ka gjetur Pogban e ri në Francë.

Te Milan kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe Maldini ka piketuar disa përforcime për merkaton e verës.

Rosonerët do të vazhdojnë ti përmbahen politikës së tyre për të afruar në klub lojtarë të rinj me të ardhme.

Calcio Mercato, raporton se Milan synon transferimin e yllit të Saint Ettiene, Lucas Gourna-Douath.

Douath e ka fituar epitetin si Pogba i ri në Francë dhe disa gjigantë europian dëshirojnë shërbimet e tij.

Për të siguruar shërbimet e tij, Milan do të paguaj 25 milionë euro dhe do t’i ofrojnë Douath vendin e titullarit në mënyrë që ai t’i bashkohet Rosonerëve.

Komento: