“Bomba” e mbrëmjes: Hazard te Real Madridid

21:35 | 10 Dhjetor 2018

Real Madrid pritet që të forcojë skuadrën e saj.

Eden Hazard e ka “ringjallur” dramën e tij me Real Madridin.

Emri i belgut tash e sa kohë përmendët për një kalim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.

Ai ka bërë të ditur se largimi i Zinedine Zidane nga “Los Blancos” nuk e ka zbehur simpatinë e tij për skuadrën nga Madridi.

Kontrata e Hazard me Chelsea skadon tek në vitin 2020, mirëpo ai mund të largohet edhe më herët nëse arrin marrëveshje me skuadrën më të trofeshme të Ligës së Kampionëve.

“Gjithmonë më ka pëlqyer Real Madrid si skuadër, me apo pa Zidane” ishin fjalët e Hazard për “RMC”, transmeton lajmi.net.

“Pas këtij viti, do të mbetet edhe një vitë në kontratën time me Chelsea. DO të shohim. Do të jetë në dorën time për ta bërë vendimin” ka thënë më pas belgu.

Hazard ka shkëlqyer këtë edicion nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri.

Komento: