“Bombat” në QKUK, Policia: S’paraqesin rrezik, janë materiale shkollore

17:13 | 16 Janar 2024


Ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese kanë përfunduar “pastrimin e vendngjarjes nga mjetet e dyshuara” në QKUK.

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se mjetet “nuk paraqesin rrezik pasi që janë materiale shkollore”.

Borovci tha se ekipet e Policisë tashmë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 16:15, ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, kanë përfunduar me pastrimin e vendgjarjes nga mjetet e dyshuara. Të njëjtat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe nuk paraqeain rrezik pasi që janë materiale shkollore”, tha ai./Front Online

Komento: