Bombë nga Italia: Ibrahimoviç nuk rinovon me Milanin

16:11 | 13 Mars 2020

‘Nuk ka shenja’ që Zlatan Ibrahimoviç do të rinovojë kontratën e tij me AC Milan.

Ekziston shumë pasiguri në Milano aktualisht pas përplasjes mes Ivan Gazidis dhe Zvonimir Boban, gjë që bëri që ky i fundit të largohej nga pozicioni i tij.

Kjo pasiguri shtrihet edhe për anëtarët e tjerë të skuadrës duke pasur parasysh mundësinë se mund të vije një menaxher i ri, përcjell ORAinfo.

Gianluca Di Marzio foli për Sky Italia dhe u pyet se çfarë do të ndodhë nëse klubi vendos një kufi prej 2.5 milionë euro për pagat.

Ai u përgjigj duke pretenduar se nuk do të krijonte alarmi në lidhje me largimin e të gjithë lojtarëve të rëndësishëm të Milanit, dhe se ka “gjithmonë përjashtime” nga rregulla të tilla.

Nëse do të ishte e vërtetë, Ibrahimoviç do të ishte larg pragut, dhe Di Marzio pretendon se ende nuk dihet nëse ai do të qëndrojë apo jo.

Mund të jetë vetë Ibrahimoviç ai që vendos të mos vazhdojë me Milanin apo Milanin mund të ketë plane të tjera.

“Unë nuk kam shenja të mëdha se Ibra do të luajë një sezon tjetër me AC Milan, përtej caktimti të pagave,” përfundoi ai.

Mbetet të shihet nëse Ibra do të vendos që të luaj edhe për një sezon të Milan. /ORAinfo/

Komento: