“Bombë” nga Italia: Mourinho rikthehet në Serie A

12:11 | 20 Prill 2021

Mourinho rikthehet në Serie A.

Pas shkarkimit gjatë ditës së sotme nga Tottenam Hotspur, Jose Mourinho mund të rikthehet përsëri tek skuadra e Interit në qoftë se Antonio Conte do të largohet këtë verë.

Nga ana tjetër mund të vlerësohet si një shkëmbim për shkak se skuadra londineze është e interesuar pikërisht tek Conte i cili e pëlqen tej mase futbollin anglez.

Një ofertë prej 17 milionë eurosh po përgatitet për italianin i cili mesa duket nuk e ka ndërmend të refuzojë një gjë të tillë.

Jose Mourinho me Interin ka arritur që të fitojë tripletën në 2010 dhe ky rikthim do të ishte shumë i pëlqyer nga fansat zikaltër.

Komento: