Bonucci transferohet në Bundesligë

20:45 | 31 Gusht 2023

Bonucci niset për Gjermani, nënshkruan me liderët

Leonardo Bonucci ka përfunduar aventurën e tij disa vjeçare në Itali me klubin e Juventus.

Lojtari ka arritur marrëveshjen me skuadrën lidere aktualisht në Bundesliga, Union Berlin. 36-vjeçari do të udhëtojë drejt Berlinit sot pasdite ku do të pritet si blerje e re e skuadrës.

Kampioni i Evropës i vitit 2021 ka ende një kontratë të vlefshme me Juventusin deri në verën e ardhshme.

Kohët e fundit raportet e tij me Allegrin ishin të acaruara, për çka edhe u detyrua të ndërrojë ambient.

Komento: