Bora ia thotë këto fjalë Donaldit pas këngës që i dedikoi

21:49 | 21 Mars 2022

Pas këngës që i dedikoi, Bora ia thotë këto fjalë Donaldit?

Bora Zemani, është një nga moderatoret më të komentuara të medias shqiptare.

Përpos që vlerësohet për punën e saj si prezantuese e “Për’puthen”, ajo merë vëmendje edhe me postimet nga përditshmëria, e më së shumti kur bëhet fjalë për ish – partnerin, Donald Veshaj.

Dyshja ka kohë që janë ndarë, dhe pas ngjarjeve në Big Brother VIP, nuk dihet nëse do të ketë një rikthim të ish – ciftit, por kënga e fundit e aktorit Veshaj, sipas detajeve i është dedikuar Borës.

Kështu, ka marrë vëmendje një video e kësaj të fundit që ka postuar në InstaStory ku dëgjohet kënga e reperes, Loredana në bashkëpunim me reperin, Don Xhon, me titull “Gjuj për to”.

Bora nën tekstin e këngës e thotë edhe vetë refrenin ku këndon Loredana, por a e kishte për Donaldin?

Komento: