Bora vishet me fustan të bardhë, kësaj pamje do të këtë vështirë t’i rezistojë Donaldi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bora vishet me fustan të bardhë, kësaj pamje do të këtë vështirë t’i rezistojë Donaldi

09:49 | 04 Korrik 2022

Moderatorja e njohur shqiptare,Bora Zemani, padyshim është një emër shumë i diskutuar.

Ani pse programi i dashurisë, Përputhen ka mbaruar, ajo vazhdimisht është në qendër të vëmendjes, shkruan ORAinfo.

Lidhja e saj e dashurisë me Donald Veshaj bëri bujë të madhe, duke bërë kështu që çifti në fjalë të jetë gjithmonë pre e mediave rozë.

Së fundmi Bora po i shijon pushimet në një vend luksoz në Turqi.

Nga atje, ajo pothuajse gjithë kohën bën postime ku shfaqet shumë joshëse.

Bora tani ka publikuar disa imazhe ku shfaqet e veshur me fustan të bardhë.

I ngushtë e i gjatë, në ketë veshje Bora po duket si manikene.

Me këtë pamje, ajo do ta shkrijë Donaldin kur ta shoh. /ORAinfo/

Komento: