Bordi i drejtorëve miratoi listën e aseteve të Shitjes me Likuidim SHAL 51 dhe transkacionet e SHAL 49 – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Bordi i drejtorëve miratoi listën e aseteve të Shitjes me Likuidim SHAL 51 dhe transkacionet e SHAL 49

20:32 | 02 Shtator 2019

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të
rregullt ku diskutoi dhe morri vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve vendosi për miratim të listës së aseteve të paraqitura për shitje në SHAL 51 e cila do të mbahet me 23 shtator 2019 si dhe miratoi transaksionet e SHAL 49.

Në këtë takim Bordi miratoi, pas shqyrtimit, raportin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave në listat e 20% të punëtorëve për 4 Ndërmarrje si dhe raportin e Komisionit të KPS-ve (Kërkesa për Përcaktimin e Statusit).

Për më tepër Bordi shqyrtoi dhe miratoi propozimin për dhënie të pëlqimit për regjistrim/bartje në librat kadastral të pronës së Ndërmarrjes Shoqërore Auto Prishtina ne Prishtinë (PRN126), në përputhje me vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës, për shpronësim me numër 07/90, të datës 19.02.2019 si dhe propozimin për ndryshim në Menaxhment dhe rritja e masave kontrolluese tek NSH Sharrprodhimi.

Në këtë takim Bordi miratoi propozimin e Autoritetit të Likuidimit të PRN053 NSH MIM Golesh (në likuidim) për aprovimin e rritjes së buxhetit për çështjen e arbitrazhit ndërmjet ish-blerësit dhe AKP-së.

Bordi miratoi edhe Draft Udhëzuesin për caktimin e kritereve lidhur me asetet specifike.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!