
Komentatori politik Krenar Shalai ftuar në emisionin “Adresa” ka folur rreth votimit të diasporës në Kosovë.
Shala gjatë emisionit tha se diaspora është e pavarur financiarisht dhe politikisht, raporton Gazeta10.
“Diaspora janë të pavarur financiarisht dhe politikisht, ata nuk mundesh me i shantazhu duke i’u thënë ta heqim dajën prej pune, nuk ta japi tenderin, pra vota e tyre nuk është interes, vota e diasporës ka të bëjë vetëm me punën që e bën Albin Kurti në Kosovë, në momentin që nuk ju duket se po punon atëherë vota e tyre shumë shpejt ndryshon”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10