Borut Pahor po përgatit një draft për vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi – të koordinuar me Borell dhe QUINT

15:03 | 27 Prill 2024
borut-pahor-po-pergatit-nje-draft-per-vazhdimin-e-dialogut-kosove-serbi-–-te-koordinuar-me-borell-dhe-quint

Borut Pahor po përgatit një draft për vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi – të koordinuar me Borell dhe QUINT

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor  së fundmi është duke u përmendur si një nga personat që mund ta pasojë Miroslav Lajçakun në pozitën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Tashmë është bërë e ditur se ai është duke përgatitur një draft-dokument lidhur me dialogun Kosovë–Serbi, shkruan Gazeta Express. Në profilin e tij në platformën “X” Pahor shkruan se për draftin për dialogun Kosovë-Serbi fillimisht dëshiron të koordinohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, shtetet anëtare të BE-së dhe QUINT-in.

“Lidhur me pyetjet që po merr ish-presidenti Pahor në pritje të rolit të tij si kandidat për të dërguarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, ai aktualisht nuk po i përgjigjet asnjë pyetjeje apo kërkese për intervistë deri në njoftimin e radhës…Ish-presidenti Pahor është duke përgatitur një draft skicë për vazhdimin e dialogut, por ai dëshiron që fillimisht ta koordinojë atë me Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell dhe shtetet anëtare të BE-së, veçanërisht vendet e Quintit”, shkruhet në postimin e tij në platformën në “X.

Ndryshe, i dërguari i deritanishëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi përfundon mandatin në gusht të këtij viti. Ai është emëruar ambasadori i BE-së në Zvicër.

Ndër emrat që është përmendur se mund ta pasojë Lajçakun është ish-presidenti slloven, Borut Pahor.

Komento: