Bota e artit në zi, ndërron jetë aktori i njohur

20:51 | 16 Prill 2023

Bota e artit në zi, ndërron jetë aktori i famshëm.

Ylli i Torchwood, Murray Melvin, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.

Vdekja e tij u njoftua të premten nga një mik, i cili tha se Melvin “nuk ishte shëruar kurrë plotësisht” që nga dhjetori.

Aktori ishte më i njohur për filmin e vitit 1961 ‘A Taste Of Honey’, në të cilin ai luajti një student homoseksual të dizajnit të tekstilit, i cili miqësohet me një vajzë adoleshente shtatzënë.

Ai gjithashtu luajti në serialin ‘spin-off Doctor Who Torchwood’, i cili u transmetua nga 2006 deri në 2011.

Komento: