Bota e futbollit në zi: Rryma elektrike i merr jetën futbollistit të njohur

22:33 | 29 Prill 2020

Bota e futbollit në zi, rryma elektrike i merr jetën futbollistin shumë të njohur.

Brazili në zi për ndarjen e parakohëshme nga jeta të Kaio Felipe Santos Silva, futbollist 21-vjeçar që ishte pjesë e Independiente Limeira, ekip i Serisë B të kampionatit paulistë.

Ishte vetë klubi që zotëronte kartonin e lojtarit që dha lajmin e trishtë në Facebook për ndarjen nga jeta të Kaio Felipe Santos Silva.

Mënyra sesi ka humbur jetën e bën akoma edhe më të tmerrshme vdekjen e tij.

Mbrojtësi i majtë po lunate me balonën kur kjo e fundit ngeci në telat e një shtylle të tensionit të lartë me futbollistin që në tentativë për ta kapur e zuri korenti dhe rryma elektrike rezultoi fatale për të.

Klubi i Independiente Limeiras i shprehu ngushëllimet familjes së futbollistit. Për t’u përmendur që në sezonin që u ndërpre Kaio Felipe Santos Silva kishte luajtur 22 ndeshje duke realizuar dhe 6 gola.

Komento: