Brena shtëpisë ishin puthur, shikojeni si e quan tani Arjola, Ilir Shaqirin!

13:29 | 28 Shkurt 2022

Ajo ishte njëra nga kandidatët që nuk e preku finale e Big-ut.

Por, Arjola Demiri, e fitoi Big Brother pasi produksioni ia dhuroi asaj një banesë ku do të jetojë bashkë me fëmijët e saj, shkruan ORAinfo.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Arjola fitoi zemrat e shumë adhuruesve, pasi ajo u tregua shumë e dashur dhe tejet e kujdesshme me çdo banorë.

Arjola u shfaq tepër e afërt edhe me fituesin e Big Brother VIP, Ilir Shaqirin.

Madje gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë, si pjesë së sprovave të vënë nga ‘Vëllai i Madh’, Arjola dhe Iliri ishin puthur disa herë mes vete.

E pas daljes nga shtëpia, ata e kanë vazhduar miqësinë.

Ka qënë Arjola ajo e cila e ka publikuar një foto ku shfaqët në krahët e Ilirit.

“Me vëllaun tim”, ka qenë mbishkrimi i saj derisa ka pozuar krahë të Ilirit.

Kaq në disponim të mirë po duken ata pranë njëri-tjetrit. /ORAinfo/

Komento: