Brenda ditësh Ferrari rifillon prodhimin, pasi të gjithë punonjësit të jenë testuar për coronavirus – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Brenda ditësh Ferrari rifillon prodhimin, pasi të gjithë punonjësit të jenë testuar për coronavirus

11:40 | 13 Prill 2020

Ferrari rifillon prodhimin brenda ditësh, pasi të gjithë punonjësit të jenë testuar për coronavirus.

Të gjithë punonjësit e Ferrarit do të kontrollohen dhe gjendja e tyre shëndetësore, do të jetë gjithnjë e monitoruar

Sikur të gjithë prodhuesit tjerë edhe Ferrari i ka mbyllur fabrikat e veta në Modena dhe Maranello të Italisë, nga frika e përhapjes së coronavirusit në mes të punonjësve, transmeton Telegrafi.

Por, kërkesat janë gjithnjë e më të mëdha për makinë të reja, derisa Ferrari detyrohet t’i dërgojë me kohë makinat e porositura F8 Tributo dhe SF90 Stradale.

Andaj, Ferrari e ka hartuar një plan që ta rifillojë prodhimin, por duke i siguruar punonjësit dhe familjet e tyre se janë në rregull dhe të shëndoshë.

Ditën e martë, do të hapen zyrat e Ferrarit, ndërsa brenda disa ditësh, do të fillojnë punon disa linja të prodhimit, pasi që punonjësit të jenë testuar për coronavirus, së bashku me familjarët e tyre.

Kontrollet do të jenë vullnetare dhe të gjithë ata që dalin se nuk janë të infektuar, mund të vazhdojnë punën. Së bashku me punonjësit, mund të kontrollohen edhe familjarët e tyre, për siguri më të madhe mes kolegëve.

Gjatë tërë kohës do të monitorohet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa nëse ndonjëri prej punonjësve del se është infektuar me coronavirus, atëherë do t’i ofrohen mbështetje shtesë, derisa të shërohet dhe të kthehet në gjendja normale.

Komento: