Brenda pesë ditësh në Kosovë 59 persona humbën jetën nga COVID-19 – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Brenda pesë ditësh në Kosovë 59 persona humbën jetën nga COVID-19

08:40 | 27 Nëntor 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë Kosovën.

Nga të dhënat ditore të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që nga dita e diele e deri më tani janë shënuar 59 raste të vdekjes si shkak i infektimit me COVID-19.

E gjatë ditës së djeshme në Mjekimin Intensiv Qendror COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur edhe një grua shtatzënë nga komuna e Prizrenit. 29 vjeçarja ishte e diagnostikuar me COVID-19.

Më 22 nëntor IKSHPK raportoi për 10 të vdekur për 707 raste të reja me COVID-19 që u shënuan të dielën. Të dielën u shëruan 550 persona nga ky virus.

Më 23 nëntor në vend u shënuar 12 vdekje dhe 645 raste të reja me koronavirus. IKSHPK njoftoi edhe për shërimin e 353 personave të cilët e mposhtën virusin korona.

Ndërkaq më 24 nëntor u raportua për vdekjen e 13 personave si shkak i infektimit me koronavirus. IKSHPK në raportin ditori raportoi edhe për shërimin e 609 personave që ishin infektuar me COVID-19.

Më 25 nëntor u shënuan 9 vdekje dhe 704 raste të reja me COVID-19.

Më 26 nëntor, të enjten u raportua për 775 raste të reja me COVID-19. E të enjten u raportua edhe për vdekjen e 15 personave si shkak i këtij virusi.

E në orët e pasdites së të enjtes, raportoi për vdekjen e gruas shtatzënë.

Kujtojmë që IKPSHK, publikon çdo ditë raportin 24 orësh me të dhënat e të infektuarve, të vdekurve dhe të shëruarave nga COVID-19.

Komento: