Brentford ndal Liverpoolin

21:46 | 25 Shtator 2021

Liverpool ndalet nga Brentford në një triller golash.

Liverpool dhe Brentford kanë prodhuar një nga ndeshjet më interesante të këtij sezoni të Premier Ligës, shkruan lajmi.net.

Liverpool është ndalur nga skuadra e promovuar këtë sezon, Brentford, në një triller që prodhoi plot gjashtë gola, nga tre për secilën skuadër.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, me vendasit që hapën të parët sfidën duke realizuar gol në minutën e 27-të nga Pinnock, gjersa i shpejtë ishte reagimi i Liverpool të cilët e barazuan rezultatin vetëm pas katër minutave, pas një goli të bukur me kokë nga Diogo Jota në minutën e 31-të.

Pjesa e dytë ishte mjaft atraktikve, duke u realizuar katër gola.

Mohamed Salah krijoi epërsinë në minutën e 54-të për rezultatin 2-1, gjersa Janelt barazoi rezultatin në minutën e 63-të.

Vetëm pas katër minutave pasi vendasit e barazuan rezultatin, në skenë doli mesfushori Curtis Jones i cili realizoi një eurogol në minutën e 67-të për t’i dhënë sërish avantazhin “Të Kuqve” për 3-2.

Brentford u shfaq përsëri në skenë me anë të Yoane Wissa duke i barazuar shifrat në 3-3, me çka edhe u mbyll kjo ndeshje me po këtë rezultat.

Liverpool me këtë barazim janë lider të Premier Ligës me 14 pikë të mbledhura, gjersa Brentford mbledhin nëntë pikë, duke u gjendur në pozitën e nëntë.

Komento: