Zgjedhja e drejtorit të ri të Agjencisë Kundër Korrupsionit, Britania e mirëpret vendimin e Kuvendit.
Ambasada e Britanisë së Madhe e ka mirëpritur vendimin e Kuvendit të Kosovës për ta emëruar Yll Buleshkajn drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Në reagimin e ambasadës britanike në Twitter thuhet se Buleshkaj ishte kandidati më i mirë në renditjen e ekspertëve britanikë që morën pjesë në procesin e përzgjedhjes.
“Mirëpresim vendimin e Kuvendit të Kosovës për emërimin e Yll Buleshkajt për Drejtor të ri të Agjencisë Kundër Korrupsionit. Z. Buleshkaj u rekomandua si kandidati më lart i renditur nga ekspertët e Britarnisë së Madhe që mbështetën panelin për ta drejtuar një proces rekrutimi transparent dhe të bazuar në merita”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Britania tani pret që të punojnë me AKK-në për zbatimin e zotimeve kundër korrupsionit.