BSPK-ja i përgjigjet Ministrit Murati: Qeveria duhet të reflektojë

17:42 | 29 Gusht 2022

Greva në arsim ende po vazhdon.

BSPK-ja përmes një komunikate për media ka reaguar pas konferencës së ministrit të Financave, Hekuran Muratit.

BSPK ka njoftuar se greva e filluar javën e kaluar është duke u zhvilluar pa probleme dhe sipas rregullave dhe normave ligjore.

Në komunikatën drejtuar mediave, BSPK, janë shprehur se për ta është shqetësuese mosreflektimi i qeverisë ndaj kërkesave të grevistëve.

“Por, ajo që e shqetëson BSPK-në është mosreflektimi i Partnerit tonë Social – Qeverisë përkitazi me kërkesat e arsyeshme sindikale”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të ulen për bisedime dhe të merren parasysh kërkesat e grevistëve.

“Partneri ynë Social – Qeveria duhet t’i jepet arsyes dhe të na thërrasë në tavolinën e bisedimeve e kjo do duhej të bëhet sa më parë për të mirën e të gjithëve”, thuhet tutje në komunikatë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë një konference për media, ka thënë se SBASHK-u në emër të anëtarësisë në pesë vitet e fundit ka marrë mbi 3 milionë euro, të cilat sipas tij nuk dihet se ku janë shpenzuar.

“Në pesë vjetët e fundit mbi 3 milionë e 148 mijë euro euro i ka marrë SBAShK në emër të anëtarësisë. Pyetja që duhet të shtrohet është çka kanë bo me këto mjete”, tha ministri Murati në konferencë.

Komento: