Buffon po transferohet te rivali kryesor i Juventusit

15:44 | 20 Prill 2021

Buffon prej sezonit të ardhshëm tek gjiganti i Serie A.

Gianluigi Buffon me shumë mundësi do të largohet këtë verë nga Juventusi dhe tashmë si destinacion i rradhës është përmendur skuadra e Atalantas, me Gasperinin që duket se dëshiron ardhjen e veteranit.

Javëve të fundit emri i Atalantas për blerjen e tij është përmendur disa herë dhe tashmë gjërat duket se po marrin kahjen e duhur.

Gasperini në një komunikatë për mediat u shprehë shumë i hapur për një transferim të tij në Bergamo duke deklaruar që ai vetëm duhet të vijë në skuadër.

Tek Atalanta Buffon do të ketë mundësi ndoshta më shumë për të zhvilluar ndeshje si titullar pasi tek Juventus shancet e tij janë minimizuar shkaku i moshës.

Komento: